Anthony Fauci merr dozën e dytë të vaksinës së Moderna-s, zbulon çfarë i ka ndodhur

0
237

Eksperti amerikan Anthony Fauci ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës për koronavirusin.

“E bëra. Deri më tani, jo keq,” tha ai për CNN.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ndihmoi në drejtimin e zhvillimit dhe testimit të vaksinës së prodhuar nga Moderna.

Ai e mori dozën e tij të parë të vaksinës më 22 dhjetor. Vaksina e Moderna-s supozohet të jepet në dy doza, me katër javë diferencë.

Fauci ka qenë fytyra kryesore shkencore e reagimit të qeverisë federale ndaj pandemisë dhe ai ka ndihmuar edhe ekipin në tranzicion të presidentit të zgjedhur Joe Biden. Fauci do të vijojë që të jetë në krye të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here