Koronavirusi në Shqipëri, 292 raste të reja në 24 orët e fundit

0
215

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2343 testime, nga të cilat 292 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 417 të tjerë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here