Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit/ Vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

0
207

Ditën e sotme është arrestuar kryetari i  Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar menjëherë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Bëhet me dije se Ndrekiq po hetohet për punësime partiake.  Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Nëpërmjet një statusi në Tëitter Abazovic  ka thënë se qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve”– ka shkruar Abazovic në Tëitter.

Bashkë me Loro Nrekiqin, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë të administratës që ai drejton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here