Pas “Filomenës”, një tjetër stuhi godet Ballkanin, ja çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vijim

0
225

Ballkani pritet të goditet edhe nga stuhia “Leonardo”, që tashmë ka shkaktuar uljen e temperaturave dhe mot të acartë në Greqi.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në pjesën lindore të Selanikut ka patur ndërprerje të energjisë, ndërkohë që policia ka pezulluar qarkullimin në disa rrugë kombëtare të Greqisë për shkak të ngricës.

Moti i keq ka goditur edhe pjesën perëndimore të Europës, ku reshjet e dëborës kanë mbuluar Parisin, Brukselin e shumë qytete të tjera.

Temperatura të ulta janë shënuar edhe në vendin tonë ditët e fundit, ndërkohë që sipas meteorologëve, dukie filluar nga e mërkura temperaturat do të fillojnë të rriten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here