Kryemadhi: Ligjin për arsimin e lartë do ta shkruajnë universitetet publike dhe private

0
223

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar mëngjesin e kësaj të shtune me të rinj të Elbasanit, ku u shpreh se ligjin e arsimit të lartë do ta shkruajnë universitetet publike dhe private.

“Po ashtu edhe ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar.
Sepse në fund të ditës të gjithë studentët do të kërkojnë një diplomë që të jetë konkurruese jo vetëm për tregun e punës, por për të konkurruar në rajon, edhe pse jo edhe në botë”, tha Kryemadhi.

Mungesa e investimeve në arsim, jo vetëm në sistemin universitar, por edhe në atë të shkollave të mesme apo 9-vjeçare ka sjellë një mosbesim sidomos të familjeve të reja për sistemin arsimor në vend tha ajo më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here