“Itinerari”, në pranga 53-vjecari. Ja çfarë i gjeti në makinë policia

    0
    169

    Një 53-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar pasi në afërsi të Urës së Institutit në Tiranë i është gjetur në mjet një sasi prej 14 kg kanabis satva.

    NJOFTIMI

    Tiranë

    Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

    Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

    Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular.

    Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike.

    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

    • J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

    Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here