“Franca i ka vaksinat stok”, ambasada franceze reagon për deklaratën e Ramës

0
291

Pas reagimit të kreut të BE-së, Luigi Soreca vjen dhe deklarata e ambasadës së Francës në Tiranë për kritikat e kryeministrit Edi Rama lidhur me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit përsa i përket vaksinës anti-COVID.

Rama u shpreh në një emision televiziv se është cinizëm mbajtja stok nga Franca të një sasie të madhe vaksinash, që nga ambasadorja e Francës në Tiranë është cilësuar si e pavërtetë.

Ambasada shton se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat’.

Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në shumë sektorë, ndërsa lidhur me pandeminë iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje.

“Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milion euro nga programi IPA”, sqaron ambasada e Francës në një letër dërguar MEPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here