Luana Vjollca pret baluket, ja sa ndryshe duket moderatorja

0
264

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij. Dy të ftuarit e mbrëmjejes së nesërme, Dontai dhe Kaoruy, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Në imazhin që ata kanë publikuar, Luana shihet me flokë të prera me balluke, që i japin një pamje komplet tjetër. Pavarësisht se është një ndryshim i vogël, këto balluket  e prera drejt i ndryshojnë gjithë “look”-un moderatores dhe sërish ajo duket shumë bukur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here