Gruaja i postoi foto në Facebook, arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë

0
175

Një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vlorë

Për dhjetë vjet, ai ishte në kërkim dhe përfundimisht policia e gjeti edhe falë fotove të postuara në Facebook nga gruaja e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir Kalaj, 43 vjeç.

Ai u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi ndaj një rrjeti të gjerë të trafikut të narkotikëve.

Nga operacioni i koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar në 69 arrestime dhe kapjen e afërsisht 10 kg drogë.

Midis tyre, ishte edhe Kalaj, i cili atëherë jetonte në Bolonja ku edhe u zhvillua operacioni.

Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak në vitin 2011, nga i cili u arratis dhe humbi gjurmët. Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve të dallueshëm në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek  Forcat e Policisë Shqiptare, të cilat çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here