Nga gjumi tek serumet, Jennifer Lopez zbulon sekretet e bukurisë së përjetshme

0
197

Jennifer Lopez është padyshim shembulli perfekt se mosha është thjesht një numër. Ajo është 51 vjeçe dhe duket si një 20-vjeçare. Gjithmonë kemi qenë kurioz të dimë sekretet e saj të bukurisë dhe këngëtarja më në fund i ka zbuluar publikisht një më një.

Përveç rutinës së bukurisë që ndjek, Jennifer është shprehur se për një grua është shumë e rëndësishme që të kujdeset për atë çfarë ndodh brenda saj së pari, që të duket e bukur dhe jashtë. Ajo ka treguar për revistën “Elle” 5 trajtime bukurie, pa të cilat nuk mundet të jetojë. Ato përfshijnë gjumin, kremin e diellit, serumet, suplementet dhe të pasurit një jetesë të shëndetshme.

Ajo ka thënë se në vend që të harxhojë shumë të mëdha parash në produkte kozmetikë, preferon që të përdorë suplemente natyrale që e bëjnë lëkurën të shëndetshme. Gjithashtu ka thënë se tregohet shumë strikte me dietën e saj, duke i kushtuar shumë rëndësi se çfarë konsumon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here