Ulja e temperaturave, nisin reshjet e borës në të gjithë qarkun e Korçës

0
262

Reshje bore pothuajse në gjithë qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet kanë nisur prej orës 19:00 dhe po vijojnë ende.

Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka sjellë për të parën herë këtë vit edhe reshjet në qytetin e Korçës dhe në disa qytete të tjera të këtij qarku.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Gazetarja Lorena Kodra raporton per ‘BalkanWeb’ se grupet e punës dhe mjetet kontaktore do të jenë ne Dardhë, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë, Qafë Pllocë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here