

Duke iu referuar informacioneve për mediat, të shtunën do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit edhe në qytetin e Vlorës.
Bluzat e Bardha kanë thënë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit.
Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha.
Po ashtu mësohet se një tjetër qytet ku pritet të nisë vaksinimi pas Tiranës është edhe Shkodra, duke e bërë kështu që të shmanget përqendrimi shumë i madh në kryeqytet.