Gjykata Kushtetuese: Për shkak të Covid-19 seancat do zhvillohen pa publik, ndryshe nga çfarë thuhet në ligj

0
253

Gjykata kushtetuese ka vendosur që seancat gjyqësore t’i zhvillojë pa praninë e publikut, ashtu siç është e detyruar me ligj.

Shkak për këtë vendim është bërë situata e pandemisë së koronavirusit dhe respektimit të rregullave që janë vendosur nga qeveria.

Seanca është parashikuar që të zhvillohet me 4 shkurt, në orën 10:00.

“Seancë plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut”,- thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here