Covid-19 në Berat, të infektuar në disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

    0
    14

    Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda. E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive.

    22 raste të reja rezultojnë të jenë pensionistë të moshave nga 60-72-vjeç, ndërkohë që 6 raste të tjera “pozitive” konfirmohen të papunë.

    Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmohen të prekur edhe në disa institucione vendore.Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat. Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private që operojnë në shërbim të qytetarëve, 3 gjithsej.

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj