CNN nxjerr studimin e BUJSHËM, tregon ilaçin që mund të ‘shkatërrojë’ koronavirusin para vaksinës

0
215

jekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një anti-depresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19. Studiuesit në Universitetin e Ëashingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.

Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.

Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, shkruan CNN.

Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe do monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.

Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient. Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.

Dr. Eric Lenze, hetuesi kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”. Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here