Google search engine
Home Aktualitet Kapet mat mirditori teksa tenton të vjedhë një makinë në Tiranë, policia...

Kapet mat mirditori teksa tenton të vjedhë një makinë në Tiranë, policia zbulon edhe…

0
336

Tentoi të vjedhë një makinë, por zbulohet dhe vihet në pranga. Policia e Tiranës zbulon gjithashtu dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person.

Behet me dije se në pranga ka rënë Mirdash Osmani 39 vjeç, sepse 2 ditë më parë, pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.

Është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave që ka lënë nga pas 39 vjeçari ka mundur ta identifikojë atë dhe ta vërë në pranga. Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39 vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here