Korçë, gjendet i pajetë punonjësi i shërbimeve publike

0
215

Një punonjësi i shërbimeve publike në Korçë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të para, trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here