Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarët me një foto familjare. Kreu i qeverisë përveç videomesazhit zyrtar që iu dërgoi dje qytetarëve përmes rrjeteve sociale, pas mesnatës së ndërrimit të viteve, publikoi këtë foto në faqet e tij zyrtare.
Kryeministri Rama e ka zgjedhur ta festojë këtë vit ndërrimin e viteve me dy djemtë e tij, Greg dhe Zaho, të shoqen Linda dhe vajzën e saj, Rean.









































