Aktori dhe regjisori mjaft i njohur shqiptar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta.
Ai ka ndërruar jetë një ditë më parë në spital.
Orgocka ka qenë dje i shtruar në spital ndërkohë që ka pësuar hemorragji cerebrale.
Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”, gjithashtu si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.









































