Fillon aplikimi/ Duke nisur nga sot, tarifë sigurimi për kalimin kufitar për në Kosovë

0
263

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar së fundmi se të gjithë bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovës do të paguajnë tarifat për sigurimin e detyrueshëm kufitar. Ky ligj do të hyjë në fuqi që nga dita e sotme dhe vlen për të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike pasi do të mbulohen përgjegjësitë në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Njoftimi

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here