Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën e parë të vitit 2021 me një shëtitje të gjatë në parkun e liqenit artificial në Tiranë.
Sipas aplikacionit që ai ka instaluar për të matur distancën që ai përshkon, zv.kryeministri ka ecur 32.91 kilometër.
Ky është edhe rekordi i thyer nga Braçe, pasi është distanca më e gjatë që ai ka bërë, ndërsa i është dashur 2 orë e 24 minuta për ta bërë të gjithë këtë shëtitje në natyrë.