Specialja e “Sky Sport”, tre kuqezinj mes yjeve që do të humbasin Europianin

0
187

Viti 2021 do të sjellë për sportdashësit e shumtë një aktivitet të shumëpritur, por që u shty nga viti që po mbyllet si pasojë e pandemisë, Kampioantitn Europian. Një eveniment që ka dhuruar gjithmonë spektakël e që mbledh disa nga yjet më të njohur të futbollit botëror. Për fat të keq, mes pjesëmarrësve nuk do të jetë Shqipëria e cila dështoi në rrugëtimin e saj drejt këtij aktivitetit.

Një mungesë që tashmë ka filluar të ndjehet edhe sipas mediave ndërkombëtare, pasi vlerësohet se mes kuqezinjve ka “yje” të cilët mund të bënin mirë në këtë turne. Kështu, “Sky Sport” në Itali ka bërë bërë një special rreth emrave të njohur të futbollit që do të humbisnin aktivitetin dhe në listën e 20 lojtarëve janë edhe 3 emra të futbollistëve të Shqipërisë.

Berat Gjimshiti, Thomas Strakosha dhe Marash Kumbulla janë tre emrat të cilët sipas “Sky Sport”, duke u bazuar edhe te vlerat e tyre në tregun e futbollistëve, do të ishin një mungesë e ndjeshme në Europianin e këtij viti.

Për më tepër, Kumbulla rreshtohet edhe në formacionin ideal të mungesave të këtij Europiani, përkrah emrave si Oblak, Xheko, Pjaniç, Haland, Mikhtarian apo Odegard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here