Shkencëtarët turq zhvillojnë një sistem që diagnostikon koronavirusin për vetëm 10 sekonda

0
228

Hulumtuesit e Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) në Turqi pranë Universitetit Bilkent kanë zhvilluar një sistem të diagnostikimit të bazuar në nanoteknologji që mundëson diagnostikimin e COVID-19 për 10 sekonda,j 99 për qind efektiv dhe pa pasur nevojë të përdoret një shtupë.

Produkti turk i teknologjisë së lartë “Diagnovir”, që pritet të jetë i pari në botë, synon të zëvëndësojë testet PCR me origjinë të huaj.

Rektori i Universitetit Bilkent, prof. dr. Abdullah Atalar tha: “Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM me vite u morën me grimca të madhësive nano”, u shpreh ai.

Menjëherë pas fillimit të COVID-19, ai theksoi se në Turqi, ka filluar projekti për zhvillimin e një sistemi testimi që jep rezultate të shpejta.

“Projekti u finalizua dhe u zhvillua një sistem që do të mund të zëvëndësojë PCR dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv menjëherë jep rezultat, nëse është negativ me disa kontrolle vazhdon pak më gjatë”, tha rektori Atalar duke informuar se produkti është plotësisht produkt turk.

Sistemi jep rezultate në sekonda dhe në fazën e hershme të sëmundjes.

Kryehulumtuesi i UNAM, mjeku Bülend Ortaç, nga ana e tij tha se punimet e tyre  kanë filluar menjëherë pasi Turqia regjistroi rastin e parë me koronavirus.

Sipas tij, puna që ata kanë bërë për zhvillimin e sistemit diagnostikues dhe pajisjes, duke përdorur metoda optike ka zgjatur 7 muaj.

“Marzhi i gabimit i testit PCR është i lartë dhe jep rezultate 2-3 ditë pasi zhvillohet sëmundja. Sistemi ynë jep rezultate në sekonda dhe në fazën e hershme të sëmundjes, shkalla e saktësisë është shumë e lartë me 99 për qind”, tha Ortaç.

Duke deklaruar se teknologjia e lartë që ata kanë zhvilluar është një sistem krejtësisht i ri, Ortaç tha se ata kanë aplikuar për një patentë ndërkombëtare për të drejtën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Pasi të marrë miratimin, pritet që Brenda 2 muajve të jetë i disponueshëm kudo.

Një tjetër hulumtues, Ali Aytaç Seymen, vuri në dukje se sistemi i ri diagnostikues funksionon duke marrë vetëm mostra të pështymës nga goja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here