Olta Gixhari publikoi foton e parë me partnerin, pa i mbuluar portretin

0
18

Ndonëse prej disa muajsh është bërë nënë, Olta Gixhari vijon mos të na e zbulojë portretin e partnerit të saj.

Nuk e dimë se cili është fatlumi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes bjonde, por dimë se e ka bërë shumë të lumtur.

E meqenëse Olta është shumë hermetike për jetën e saj personale nuk është surprizë që pjesa më e madhe e pyetjeve të ndjekësve të saj në “Show me a photo of” lidhen me partnerin e saj.

Pas kërkesave të shumta, më në fund aktorja i ka plotësuar dëshirën ndjekësve të saj teksa i është përgjigjur pyetjes “Një foto ku je e dehur”.

Olta ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet në Spanjë me partnerin, teksa të ulur mbi një karrocë shkëmbejnë një puthje në buzë!

Epo, kjo ishte hera e parë që aktorja nuk e mbuloi fytyrën e partnerit dhe arritëm të krijonim një imazh të plotë të tijin në sytë tanë.

Olta ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet në Spanjë me partnerin, teksa të ulur mbi një karrocë shkëmbejnë një puthje në buzë!

Epo, kjo ishte hera e parë që aktorja nuk e mbuloi fytyrën e partnerit dhe arritëm të krijonim një imazh të plotë të tijin në sytë tanë.

Gjtihashtu, Olta zbuloi edhe surprizën më të bukur që i ka bërë partneri, një fluturim ‘skydiving’ të cilin duket se do ta mbajë mend përjetë.

Gixhari është bërë më 22 gusht nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.

Gjatë këtyre muajve aktorja ka ndarë shpesh foto me të birin, sigurisht duke ia fshehur portretin pasi është ende i vogël.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj