Lajm i rëndë komunikohet nga FSHF, ndahet nga jeta një bashkëpunëtor i vyer

0
204

Ditën e sotme është komunikuar një lajm i rëndë nga ana e FSHF, teksa presidenti i Federatës, Armand Duka, ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta një bashkëpunëtor shumë i vyer. Fjala është për Florian Shkretën, i cili ishte në moshë të re, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë. Shkreta prej vitesh ishte i angazhuar me futbollin e fëmijëve në projektin “Grow” për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Reagimi i Dukës:

Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjen nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin ‘Grow’ për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.
Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin. Qoftë i paharruar kujtimi yt!”, ishin fjalët e Dukës në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here