Frrok Çupi bën deklaratën e fortë për Berishën: Më ka përndjekur dhe kërcënuar familjarisht, shyqyr që jam gjall

0
73

Analisti Frrok Çupi  ka thënë ditën e sotme se Sali Berisha nuk la asgjë pa i bërë, që nga përndjekje fizike, kërcënimet me jetë dhe familjare deri te largimet nga vendi, futjet  në burg etj, aq sa Çupi shprehet se i është dashur të marrë garanci për jetën e tij nga ambasada e SHBA dhe Brukseli. Çupi shprehet se shyqyr që është ende gjallë pasi Berisha nuk la gjë pa i bërë me çdo lloj përndjekje.

“Me Berishën marrëdhëniet janë prishur përfundimisht në verën e vitit 1991 kur ai futi duart në gazetën RD. Unë e nxora nga zyra e RD pasi nuk kam pranuar poshtërimin e  gazetës. Ka qenë për shkak të ndërhyrjes së Berishës në gazetë, ai shkonte kur unë nuk isha në shtypshkronjën e RD. Jemi ndarë në prani të ambasadorit të SHBA-së në atë kohë, ku unë jam betuar që si gazetar do të rrënojë të gjitha pikëpamjet diktatoriale të  Berishës. Unë jam gati që ju si President (Berisha) të bëni gjithçka kundër meje dhe bëri gjithçka në realitet. Më përndoqi nga Shqipëria, më përndoqi nga disa punë, më përndoqi fizikisht, më kërcënoi familjarisht aq sa kam marrë garancinë e SHBA dhe Brukselit. Kam strehuar fëmijët, kam shkuar në burg thjeshtë isha në gazetën Koha Jonë. Ka bërë gjithçka mund të më bënte që të më përndiqte, përveçse jam gjallë”, tha Çupi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj