Mbante detyrë të lartë në qeveri/ Pas lajmeve në mediat se u kap me kokainë, zv/kryeministri merr vendimin e menjëhershëm ndaj Shpat Kasapit

0
37

Pas lajmeve në mediat maqedonase se këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka shkarkuar nga detyra si këshilltar të tij, këngëtarin e njohur.

Grubi konfirmoi lajmin e shkarkimit të Shpat Kasapit për Klan Kosova. Ndërkohë vetë këngëtari i hodhi poshtë lajmet se është arrestuar dhe kapur me drogë duke i konsideruar shpifje.

Ai publikoi pamjet në një lokal në kryeqyetin e Shqipërisë dhe shkroi: “Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët në burg”, duke shoqëruar postimin me emoji duke qeshur me lot.

Më pas shtoi: “Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.”

Mediat maqedonase raportuan diten e sotme, se Shpat Kasapi, i cili mbante gjithashtu postin e këshilltarit të Artan Grubit, ishte kapur me kokaine.

Sipas tyre kjo ka ndodhur para një muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.

Bëhet e ditur se këngëtari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi penale, por që më pas është liruar dhe po gjykohet në liri.

dokument i publikuar nga mediat maqedonase
dokument i publikuar nga mediat maqedonase
dokument i publikuar nga mediat maqedonase

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj