A ekzistojnë me të vërtetë UFO-t dhe alienët/ Ish-kreu i CIA-s habit me përgjigjen

0
299

Ish-kreu i CIA-s, John Brennan i është bashkuar së fundmi listës së besuesve që mund të ketë jetë aliene përtej kufijve të tokës.Gjatë një interviste të fundit ai tha se “nuk është kundër” mundësisë së ekzistencës së formave aliene të jetës.

“Jeta mund të përkufizohet në forma të ndryshme”, tha Brennan në një intervistë të një jave më parë në programin Conversations with Tyler. “Mendoj se është arrogante të besosh se nuk ka forma të tjera jete në të gjithë universin”.

“Mendoj gjithashtu se disa femomene që ne po shohim dhe vazhdojnë të jenë të pashpjeguara, në fakt mund të jenë një rezultat i diçkaje që ne ende nuk e kuptojmë. ose i një forme të ndryshme jete”, tha Brennan.

Ai nuk u tregua tërësisht i vendosur në idenë e ekzistencës së jetës aliene, duke thënë: “Thjesht dua të lë mendjen e hapur për atë që ato mund të jenë, që ne nuk e dimë çfarë janë”.

Në prill ministria amerikane e mbrojtjes deklasifikoi detaje për tre video të marra nga viti 2004 deri në 2015, të gjitha me objekte ajrore që nuk mund të shpjegohen nga askush.

“Kam parë disa video nga pilotët e marinës, dhe duhet të them që janë vërtet të çuditshme”, tha Brennan, duke shtuar se ato mund të shpjegohen vetëm me forma të njohura të jetës ose me fenomene të pazakonta të motit.

“Besoj se është e rëndësishme të arrijmë në mjedise të tjera për të zbuluar fenomenet që shikojmë”.

Brennan ka qenë drejtor i CIA shumicën e mandatit të dytë të Barack Obama si president.

Vetë Obama ka pranuar në programin e Stephen Colbert më parë se është informuar nga agjencitë për objekte të paidentifikuara ajrore, por nuk ka konfirmuar apo mohuar ekzistencën e tyre apo përmbajtjen e diskutimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here