Tritol në foristradën ‘X5’ mbrëmjen e djeshme/ Zbardhet dëshmia e pronarit në Shkodër: Sapo jam futur në banesë … (Ja ku dyshon Policia)

0
30

Është zbardhur dëshmia e shtetasit Nazmi Bandula në makinën e të cilit një natë më parë shpërtheu një sasi e konsiderueshme e dyshuar si tritol.

Shtetasi Nazmi Bandula ka deklaruar për policinë se nuk e kanë idenë se kush e ka vendosur tritolin për shkak se nuk probleme apo konflikte me ndonjë person.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Janë ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fuoristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”.-ka thënë ai.

Ndërkohë nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar por dëme të konsiderueshme materiale në mjetin tip fouristradë X5 si dhe banesën e Nazmi Bandulës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, familja e Nazmi Bandulës ndodhej brenda në shtëpi në momentin kur ka shpërthyer sasia e dyshuar e tritolit. Dyshohet se mund të jenë të paktën rreth 300 gram lëndë eksplozive e vendosur ndaj mjetit.

Dyshimet e forta janë se sasia e dyshuar e tritolit mund të jetë vendosur shumë përpara se të shpërthente kur mjeti ka qenë jashtë oborrit të shtëpisë për shkak se rrugica e banesës është e ngushtë si dhe shtëpia ka mur të lartë rrethues. Policia po heton të gjithë lëvizjet e fundit të shtetasit Nazmi Bandula. Deri më tani nuk ka autor të dyshuar lidhur me këtë ngjarje të ndodhur ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. Nazmi Bandula është një person me precendent penal sepse është arrestuar në vitin 2012 pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij të cilit i ka drejtuar armën.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj