Ndryshon Moti/Ja zonat që duhet të bëjnë kujdes 12 orët në vazhdim

0
234

Siç parashikimit të Meteoalb, vendi është karakterizuar nga një mot i vranët dhe me shira gjatë ditës së sotme, ndërsa priten shira edhe më të rrëmbyeshëm gjatë natës deri paraditen e nesërme.

Parashikohet që shirat të jenë të pranishëm me intensitet më të lartë në zonën jugore dhe jug-perëndimore të vendit ku pritet të bjerë 10 deri në 20 milimetra shi brenda orës.

Ndërkohë, parashikohet që në zonat malore të rajonit jug-lindor të ketë prezencë të reshjeve të dëborës gjatë natës dhe paradites së nesërme.

Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga mesdita e nesërme, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ftohta, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here