Arrestohet personazhi i shumëkërkuar nga Vlora/ autoritetet e kapin mat teksa po priste kokainën

0
71

Policia e Spanjës ka finalizuar një operacion antidrogë. Autoritetet deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.

Teksa ata shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet. Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!

Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj