Aksident në Lushnje-Berat, përplasen dy automjete

0
36

Një aksident ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Berat ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi pikërisht në vendin e quajtur ”Stan Karbunarë” dhe mjetet drejtoheshin nga dy shoferë nga Lushnja, njëri 47 vjeç dhe tjetri 19 vjeç.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vëndin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj