E provokoi duke iu kollitur në fytyrë, i moshuari rreh të riun në ashensor

    0
    20

    Një ngjarje e pazakontë është filmuar në SHBA. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetin tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari.

    Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit.

    Situata e pandemisë  ka vendosur edhe rregulla të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e gjithsecilit, pasi është bërë e detyrueshme që të mbahet maskë në ambiente të hapura dhe mbyllura.Gjendja mes personave është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë.

    Por në ashensor ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

    Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë.Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur djalin.

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj