Arrestimi i 45-vjeçarit në Elbasan, policia: Mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit

    0
    239

    Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e 45-vjeçarit Josif Kavaja i cili qëlloi me armë një ditë më parë ndaj efektivëve të policisë.

    Në operacionin e organizuar mëngjesin e sotëm nga forcat RENEA mësohet se ai ka qëlluar sërish me armë ndaj tyre dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Kavaja mbeti i plagosur. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri pushkë dhe një sopatë.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Elbasan

    Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj, forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banesë me vendim Gjykate , në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojme se:

    Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

    Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë.

    Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here