Vivien nuk i del inati, nxjerr zbuluar Saimirin pas eliminimit nga ‘Love Story’

0
313

Të hënën e 21 dhjetorit, Saimiri i “Love Story” u përfshi në një debat të ashpër me Vivienin, të cilin e eliminoi në fund të mbrëmjes. Gjithçka nisi nga puthja e princit modern me Suelën, pasi Vivien nuk e priti aspak mirë. 

Ish-konkurrentja tha se vajzat duhet të merren më seriozisht nga Saimiri, i cili duket sikur po tallet. Ai vendosi që ta largonte Vivienin nga emisioni, duke mos i dhuruar trëndafil. Vivien tha se e priste, pasi Saimiri nuk është për të dhe “duhet të bëhet më i hajrit”.

Së fundmi, ish-konkurrentja e ka cilësuar Saimirin si “Saikeqi”. Ajo ka publikuar një video në Instagram, duke kërkuar mendimin e ndjekësve për debatin e saj me Princin Modern.

“U gris maska e Saimirit, doli që Saimiri nuk është aq i mirë”, i ka shkruar dikush. “Doli Saikeqi”, i ka replikuar Vivieni.

Vivien nuk i del inati, nxjerr zbuluar Saimirin pas eliminimit nga 'Love

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here