Andi bën deklaratën e fortë: Jam vetëm për këtë vajzë, largohem nga emisioni nëse ajo do të vazhdojë me…

0
298

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Teas dhe Elvisit. Pas takimit të tyre, Andi bëri një deklaratë të fortë në studio.

Ai tha se është në studio vetëm për Tean dhe nëse ajo do të vazhdojë me njohje të reja, do të largohet nga “Përputhen”.

Andi: Tea, nëse ti do ta ndash mendjen që nuk je me mua, ma thuaj që tani dhe për Zotin unë çohem dhe dal jashtë, se e gjej veten time vetëm këtu te ti, që mund të shikoj një mundësi, nuk e shikoj në ndonjë vend tjetër.

Bora: Andi, je koshient që është një deklaratë shumë e fortë kjo që po bën tani?

Arjani: Më në fund gjeti kurajon

Andi: Marr parasysh të çohem e të ik Bora

Bora: Nëse Tea nuk do të vazhdojë njohjen me ty dhe do vazhdojë njohjen me eksperimente të tjera ti do të largohesh?

Andi: Do t’iu jap dorën me rradhë, shumë faleminderit që isha i pranishëm…

Bora: Pse e more këtë vendim në këtë moment?

Andi: Nuk e gjej veten në vend tjetër Bora, me thënë të drejtën, nëse do përshtatem me një person këtu brenda është vetëm Tea, më mirë t’ia them në sy të të gjithëve…

Tea: A je i sigurt? Se nuk është gjë e vogël kjo që po thua?

Andi: Më shumë se 100% Tea.

Në fund Tea vendosi që të njohë vetëm Andin për momentin dhe të heqë dorë nga eksperimentet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here