Transformimi i Laçit/ Rama zbulon edhe një tjetër surprizë: Ishte një gangrenë e madhe, qyteti nuk do të përmbytet më, pjesë e këtij projekti edhe sistemimi i …

0
213

Edi Rama në prezantimin e e lagjes së re në Laç bashkë me ministrin turk kanë dhënë detaje edhe për një tjetër shqetësim të madh që pritet të marrë fund së shpejti me rindërtimin.

Rama u shpreh se me këtë ndërhyrje nuk do ketë më përmbytje të qytetit që ndodhte në mënyrë sistematike.

“Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër, që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij të herëpashershëm përmbyste në mënyrë sistematike qytetin dhe dëmtonte banorët e biznesit dhe në mënyrë sistematike e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Ka qenë këmbëngulja epike e kryebashkiakes, pastaj edhe kërkesa jonë që pavarësisht se projekti këytu kishte nisur pa e parashikuar ky sistemin e përroit të integrohej bashkë me projektin. Dua t’i falënderoj miqtë tanë për fleksibilitetin. Kjo do të sjellë edhe garancinë e madhe për mospërmbytjen më të këtij qyteti, gjë që është jetike për këtë komunitet”, tha Kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here