Mbrëmjen e kaluar është shënuar një tjetër sulm ndaj një efektivi të forcave “Shqiponja”. Rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç, lokali i një efektivi policie është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se biznesi është në pronësi të një efektivi të ‘Shqiponjës’, Albert Pjetri, i cili nuk e ka komentuar ngjarjen.Nga burimet bëhet me dije se katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.
Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; R. P, O. P, B. P dhe M. Sh.
Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.
Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.