Lëvizja e bujshme nga SPAK/ Futet në hetim pasuror deputeti i PS dhe fisi i tij

0
245

Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e grupit kriminal të drejtuar nga shqiptarët për trafik kokaine në Belgjikë, Gjermani.

Mësohet se SPAK ka regjistruar hetim pasuror sipas ligjit antimafia ku do verifikohen një sërë pasurish dhe në sitë janë edhe pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Gjithashtu verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rahman Rraja si person i lidhur me dy të dyshuarit si drejtues të grupit.

Në harkun kohor të 3 viteve nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuesteua 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. Spak do tu kërkoj bankave, hipotekës, agjensive të tranafertave të dhëna për trasaksikne ndër vite.

 Verifikimet për pasurinë e deputetit në zbatim të ligjit antimafia si person i lidhur me të arrestuarit pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim nisen nga sot, SPAK: për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here