“Xhulio Prela nuk e kishte armën të vendosur në brez”/ Artan Hoxha trondit me detajet nga ekzekutimi i efektivit të FNSH-së: Personi që është afruar…

0
262

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë disa detaje të forta mbi vrasjen e efektivit Xhulo Prela. Sipas Hoxhës ai që ka qëlluar mbi Xhuljo Prelën ka parë armën e duart e efektivit të FNSH-së.

Hoxha tha se personi që është afruar tek makina e Prelës ka parë që ky i fundit kishte një armë dhe ka qëlluar i pari me idenë se efektivi mund të reagonte i pari.

“Xhulio Prela nuk e kishte armën të vendosur në brez, por tek frenat e dorës. Personi që është afruar dhe e ka qëlluar, e ka parë që ai ka pasur armë dhe është trembur. Duke menduar që mund të reagojë ai, e kanë qëlluar më parë. Kanë parë armën dhe kanë menduar këtë gjë,”- tha Hoxha ndër të tjera në ‘Opinion’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here