“Policinë e kemi më mirë se Anglia, pandeminë e menaxhuam më mirë se Italia, spitalet si Franca”, Vasili ironizon qeverinë : Zot na ruaj nga budallenjtë!

0
300

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka grumbulluar disa citime nga kampi socialist dhe ka menduar të ironizojë kundërshtarët politikë.

Rama më herët ka thënë se spitalet tona nuk kanë ndryshim nga vendet e BE. Bushati duke iu referuar shifrave mesatare ka thënë se e kemi menaxhuar pandeminë më mirë se Italia apo Gjermania.

E së fundmi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi duke cituar sondazhin e agjencisë suedeze tha se kemi lënë pas Anglinë, Holandën apo Francën sa i përket perceptimit që kanë qytetarët ndaj policisë.

Vasili duke ironizuar thotë: Krye Gomar mblidhi gomarët! Zot na ruaj nga Budallenjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here