Po mbahen peng nga piratët në Nigeri, kush janë dy marinarët nga Shkodra, publikohet fotoja e babait me të birin

0
229

Dy marinarët shqiptarë Ndoj dhe Mark Shytani janë marrë peng nga piratët në Nigeri. Dy shqiptarët janë babë e bir të moshës 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra dhe jetojnë në Tiranë.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në rrjetet e tyre sociale, 55-vjeçari është i rezervuar në publikimet e tij, ndërsa i biri është i apasionuar mbas liqenit të Shkodrës, ku edhe ka shkrepur shumë poza.

Ndërkohë të dy janë marrë peng e piratëve prej më shumë se një jave, ndërsa kërkohen para për t’i lënë të lirë. Sipas Kapitenerisë së Durrësit, Shqipëria nuk ndërhyn dot për lirimin e tyre, dhe gjithçka varet tek Kameruni (flamurit e të cilit mbante anija) dhe Bullgaria, vend ku ishte blerë mjeti lundrues. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga pronari shqiptar i mjetit,  Nikolin Gjergji.

Po mbahen peng nga piratët në Nigeri, kush janë dy marinarët
Po mbahen peng nga piratët në Nigeri, kush janë dy marinarët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here