Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton kreditë e buta për 850 familje

0
48

850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi, duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja.
“Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj, në mbledhjen e sotme.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj