Po punonte për vaksinën ruse anti-COVID, vdes shkencëtari i njohur pasi bie nga kati i 14-të, policia nxjerr dyshimet e rënda (Ja çfarë iu gjet në trup)

0
48

Biologu Alexander ‘Sasha’ Kagansk, i cili po punonte për një vaksinë Covid-19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

45-vjeçari i njohur për punën e tij në luftimin e kancerit, u raportua të ketë rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.

Ai gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij, sipas Moskovsky Komsomolets (MK). Komiteti rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrasje për vdekjen e Dr Kaganksy dhe një i dyshuar 45 vjeçar është ndaluar.

Dr Kagansky,  profesor asistent në Vladivostok ka punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017. Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin skocez.

Mediat raportojnë se, akademiku kishte zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vdiq në rrethana të çuditshme. Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar. Sipas një raporti, policia beson se ka pasur një përleshje para se Kagansky të binte.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj