‘Do të të fus në dorë dhe…’/ Xhensila Pere thumbon keq moderatoren e Top Channel

0
40

Moderatorja dhe modelja Xhensila Pere ka dhënë këshilla për një nga vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Alesia Bami.

E ftuar në emisionin “Why Not”, ajo ka harruar “sherrin” e dikurshëm dhe e vënë në situatan sikur do të jetonte me Alesian, Xhensila është shprehur se do tregohej e rreptë për ta kthyer atë në ato përmasa trupore që ka qenë. Duke i vënë në dukje kështu disa kile të tepërta.

“Do ta futja në dietë. Do ta bëja 90-60-90, por flasim përsëri. Do ta futja te rruga e missit që ka filluar dikur 14-vjeç. Do ta mësoja si vajzën time se në fund të fundit është pak e vogël që të mirëpresë kritikat sepse ato të rrisin e dashur Alesia,”-u shpreh ajo. 

Xhensila muaj më parë ka nënvizuar emrin e Alesias si prezantuesja më kot në Shqipëri e nga kjo deklaratë u nis i gjithë debati virtual mes vajzave të njohura shqiptare.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj