Google search engine
Home Politike Shkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër/ Reagon kryeministri Rama: Sado ëndrra...

Shkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër/ Reagon kryeministri Rama: Sado ëndrra të shohë luli, ta harrojnë se e kthejnë Shqipërinë në …

0
339

Situata në Shkodër është tensionuar, pasi protestuesit kanë goditur filimisht me guri xhamat e selisë së Partisë Socialiste dhe pastaj e kanë djegur dhe shkatërruar godinën vendore të Rilindjes në Shkodër.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama, për protestën që ka degraduar në qytetin e Shkodrës, me djegie dhe thyerje të sendeve të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër.

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!
Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!
Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here