Sindi, konkurrentja e “Përputhen” ka dhënë puthjen e parë sonte në emisionin e Luana Vjollcës.
Konkurrentët e “Përputhen”, të ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, u bënë pjesë e sfidës “Kalo letrën buzë mbi buzë” dhe Sindi me Fationin nuk mundën ta mbanin. Kështu ndodhi edhe puthja mes dyshes.
Kjo puthje e tyre në “Shiko Kush LUAN” do mbahet mend nga të dy, por sidomos nga Sindi për të cilën është puthja e saj e parë në jetë dhe u shpreh e lumtur që ndodhi kështu.










































