Google search engine
Home Lifestyle A do t’i ndërrosh pelenat bebushes?”, Ledri dhe Sara sapo shuajtën disa...

A do t’i ndërrosh pelenat bebushes?”, Ledri dhe Sara sapo shuajtën disa pikëpyetje për ndjekësit

0
291

Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, mund të bëhen prindër nga momenti në moment.

Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël teksa të dy ndodhen në Gjermani për të mirëpritur në jetë të voglën e tyre.

Për çiftin, kjo pritje po duket e gjatë pambarimisht dhe të dy mezi po presin të marrin në krahë të bijën e tyre.

Nëse kishit ende dyshime se ç’baba do të jetë Ledri, reperi e ka treguar këtë teksa i është përgjigjur ndjekësve kuriozë në Instagram.

Ai dhe Sara kanë gjetur pak kohë për fansat e tyre, njëri prej të cilëve e ka pyetur:

“Do t’i ndërrosh pelenat?”

Përgigjia e Ledrit ishte fjalë për fjalë: “Qysh jo more qikës tem!”

Epo, tashmë s’kemi asnjë pikë dyshimi nëse Ledri do të jetë apo jo babai më perfekt!

Përsa i përket rrengut që Sara i bëri, Ledrit, asaj akoma nuk i është kthyer sepse siç thotë vetë Sara, “S’ka shanc”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here