Drejtuesit e partisë ‘Nisma Thurje’ ‘përplasen’ pa nisur akoma rrugëtimin e tyre politik/ Rudina Hajdari tregohet e ashpër dhe përgënjeshtron Shabanin: Ende asnjë vendim për kandidimin tim

0
105

Drejtuesi i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ditën e djeshme zbuloi se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje në zgjedhjet e 25 prillit.

Por, duket që kjo nuk është e vërtetë sipas deklaratës së bërë ditën e sotme deputetja, Rudina Hajdari, ku e ka përgënjeshtruar Shabanin. Sipas Hajdarit ende nuk ka një vendim për kandidimin e saj.

“Një ndër gjërat që unë bëj është mënyra se si angazhoj strukturat e kësaj lëvizje të re politike. Unë krahas angazhimeve në Tiranë po merrem edhe me zona të tjerë sicc është Shkodra, por po merrem edhe në qytete të tjera. Në momentin që do vendosen kandidaturat do ta kemi edhe zyrtare.

 Është ende herët për ta zyrtarizuar. Ne jemi ende duke bërë aktin e themelimit, statusin e partisë dhe regjistrimin.  Ndaj në momentin kur t’i kemi depozituar këto atëherë do të bëjmë edhe ndarjen e zonave. Por është e vërtetë që unë po angazhohem edhe në qytetet e veriut, siç është Shkodra”, tha Hajdari.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj