Ndalohet nga Policia konkurrenti i ri i emisionit “Përputhen”

0
299

Një tjetër konkurrent iu bashkua emisioni “Përputhen”. Ai është Atdhe Xharavina, që tërhoqi jo pak vëmendjen edhe të konkurrentëve të tjerë.

Por, ai është ndaluar nga policia në doganën e Morinës ditën e sotme.

Autoritetet kanë kontrolluar makinën e të riut, për arsye që nuk janë bërë me dije.

Kujtojmë që Atdheu u komentua shumë dy ditë më parë, kur u publikua një foto e tij gjatë darkës së konkurrentëve të “Përputhen”.

Më pas u mësua se puntata ku Atdheu bëhet pjesë e emisionit ishte regjistruar ditë më përpara dhe më vonë ai i është bashkuar darkës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here